Shtatlarti korçar Tefik Osmani ka dalë nga udhëkryqi, përsa i përket aktivizimit të tij si futbollist. Ai ka vendosur të mbrojë të tjera ngjyra, por jo ato të Skënderbeut.

 

Mesazhet që dha disa ditë më parë, se do të duhej edhe pak pritje për të parë skuadrën e tij të re, tani janë qartësuar. Ashtu si edhe stacioni i rradhës ku do të luajë.

 

Burime nga klubi korçar, bëjnë me dije se Osmani e ka mbyllur kapitullin e tij me Skënderbeun. Nuk ka të dhëna se nga cila palë është refuzuar bashkëpunimi i mëtjeshëm.

 

Ndërkaq, mësohet se alternativa më e mundëshme për Osmanin mbetet ekipi i Teutës. Atje ku gjen edhe korçarin Bledi Shkëmbi si trainer, dhe ndoshta edhe ofertën e tij. Në rast se nuk realizohet ky trasferim tek djemtë e detit, Osmani pritet të vishet bardheblu tek Tirana. Kjo është edhe alternativa e tij e dytë për të vazhduar ende karierën si futbollist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *