Subscribe

Muzika dhe violina rikthejnë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit e violinistin e njohur Tedi Papavrami.

 

Koncerti do të mbahet me një repertor të ndërthurur mes disa sonatave të kompozitorëve botëror si Beethoven, Brahms etj, por dhe pjesë të një repertori shqiptar si “Ballada” e kompozitorit Pjetër Gaci. Ardhja në atdhe dhe përballë publikut vendas e kthen Tedin pas në kujtimet e fëmijërisë.

 

TEDI PAPAVRAMI

 

VIOLINIST

 

“Pjesën e parë të këtij programi që pas Bethovenit paraqitet me pjesën e Brahms. Ndërsa sa i përket pjesës shqiptare zgjodha “Balladën” e Pjetër Gacit sepse është një pjesë që më lidh në mënyrë shumë të veçantë me Shqipërinë dhe me fëmijërinë time. Kisha 40 vite pa e luajtur por si çdo gjë e fëmijërisë që mbetet e stamporusr nuk pata nevojë as të shoh partiturën.”

 

Papavrami vjen i shoqëruar në piano për herë të parë nga artisti Philippe Bianconi, me të cilin ndan skenën prej 30 vitesh.

 

PHILIPPE BIANCONI

 

PIANIST

 

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Shqipëri pra në Tiranë. Kam performuar në shumë skena europiane por në Shqipëri nuk kam qenë më parë. Është sigurish kënaqësi e dyfishtë që jam pranë Tedit, pasi prej një kohe të gjatë kemi qenë bashkë në shumë skena, kemi luajtur muzikë së bashku por këtë herë është ndryshe. Jemi ne vendin ku ai ka lindur, ka kaluar fëmijërinë dhe për mua është një mundësi e shkëlqyer që jam këtu.”

 

Koncerti recital vjen në kuadër të javës kulturore të Kosovës dhe në prag të festës së pavarësisë. Ai do të pasohet më një tjetër organizim të shtunën në sheshin “Skënderbej” me një grup artistesh nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *