Subscribe

U rikthye pas katër vitesh ne Tirane me violinën e tij, e solli ne vjeshtën e këtij kryeqyteti “Pranverën” e Bethovenit.

 

Koncerti qe mbajti mbrëmë ne sallën e katedrales ortodokse bashke me partnerin e tij ne skene Francois Frederic Guy, u duartrokit nga publiku i Tiranës, aq sa artistet Papavrami e Guy i rikthyen ne skene. Edhe pas katër sonatash qe ishin planifikuar ne program, publiku kërkonte edhe një tjetër interpretim.

 

Tedi rikthehet ne Tirane për te performuar pas katër vitesh, kur interpretonte Bahun, por premton se do te vij me shpesh me violinën e tij, pasi periudhën me te vështirë te jetës tani e ka lënë pas krahëve.

 

Për ata qe e kane ndjekur Tedi Papvramin, ky koncert ishte një Deja Vu e emocioneve qe solli ne vitin 2012 me Francois Frederic Guy dhe Vlorent Xhafen ne skene, por këtë here me Vlorentin si drejtues artistik. Publiku shqiptar shijoi një koncert qe do ta ndiqte njëlloj edhe ne skenat europiane me te tille artiste.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *