E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 51 minuta më parë
Video · Politikë

Tedi Blushi: Qetësohuni! Meta nuk e jep dorëheqjen!

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi konfirmoi se Ilir Meta nuk do ta japë dorëheqjen nga posti i presidentit. Ai shpjegoi se diçka e tillë do të ndodhte vetëm nëse Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet në mënyrë të ndershme.

 

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE! ????????”

 

Gjatë fushatës, Ilir Meta pati deklaruar se nëse PS fiton mandatin e tretë pa blerë votat, atëherë do të dorëhiqet. Por këtë të mërkurë ai tha se do të rikthehet në LSI në korrik të 2022.

Më shumë video

Reklamë