E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ted Cruz fiton në Iowa

Ka përmbysur pritshmërite e sondazheve për republikanet ne garën per president ne Iowa, senatori i Texasit Ted Cruz. Ai ka mposhtur multimiliarderin Donald Trump, qe përflitej si kandidati favorit. Cruz siguroi 28 perqind te votave përballë Trump, qe mori vetëm 24 perqind. Me 23 perqind i treti u rendit Marco Rubio.

Ted Cruz: Kjo e sotmja është një fitore për konservatorët kurajozë. Ajoua dha mesazhin se kandidimet e republikanëve dhe presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara nuk do të zgjidhen nga mediat dhe as nga Uashingtoni.

Duke lene pas krenarine, Trump uroi Cruz për fitoren.

Donald TRUMP: Ndihem i nderuar qe gjendem ne vendin e dyte. Ne do te vazhdojmë përpjekjet per te fituar kandidimin nga radhët e republikaneve dhe do ta mundim lehtësisht Hillarin apo Bernin.

Reklamë

Ne kampin demokrat beteja ishte me e ashpër mes dy prej tre kandidateve, ish sekretares se Shtetit Hillary Clinton dhe senatorit te Vermontit, Bernie Sanders. Shtabi i Clinton pas disa oresh barazimi shpalli fitoren e ngushte me 49.9 perqind te votave përballë 49.6 perqind te Sanders. Ky i fundit u tha gazetareve se fakti qe ndodhej shume pranë Clinton ne kete gare, eshte nje fillim i mire per fushatën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë