E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Teatri, Spaho: Vetëm talebanët prishin objekte kulturore

Kryetari i grupit parlamentar i PD, Edmond Spaho akuzoi mazhorancën se me forcën e kartonit vendosi të prishë Teatrin Kombëtar.

 

Në një postim në “Facebook”, Spaho duke u ndalur tek votimi i të enjtes në Kuvned ku mazhoranca rrëzoi dekretin e Metës për teatrin, e krahasoi mazhorancën me talebanët.

 

Reklamë

Spaho tha se vetëm talebanët e Afganistanit i prishën objektet kulturore gjoja në emër të fesë.

 

“Maxhoranca me forcen e kartonit vendosi te prishe Teatrin Kombetar. Vetem talebanet kane prishur objekte kulturore. Talebanet e Afganistanit i prishen objektet kulturore gjoja ne emer te fese. Talebanet tane duan ta prishin Teatrin ne emer te parase, “feja” e vetme qe ata njohin.”

 

Duke marrë si shembuj vendet të tjera të botes, Spaho deklaroi se është në dinjitetin e të gjithëve që të mos lejojmë prishjen e teatrit.

 

“Ne Mosken e “lindjes” jane 300 teatro, ne Sofje vetem ne qendren historike jane 6 teatro. Perse ne te “perendimit” duhet te prishim te vetmin teater qe kemi? Eshte ne dinjitetin e te gjitheve ne qe te mos i lejojme me cdo mjet qe te prishin teatrin i cili eshte nga te paktat objekte kulturore dhe historike qe nga fillimet e Tiranes si kryeqytet dhe nje nga shembujt e arkitektures mesdhetare ne rajon. Bashkojuni protestes dhe levizjes per mbrojtjen e Teatrit Kombetar.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë