Subscribe

Për të gjithë artistët e pavarur Teatri Metropol ofron një mundësi të shkëlqyer për tu aktivizuar pas një situate problematike siç ishte izolimi.

 

Një projekt interesant që do të udhëtojë në shumë teatro europiane do të marrë jetë, por këtë radhë në bashkëpunim mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi.

 

Në 14 muaj kohë, dramaturgë, teknike, regjisorë, do të studiojnë mbi zonën e Kombinatit, i përzgjedhur për shfaqjet.

 

Për drejtuesin e Tetarit Koreja në Puglia, ky projekt do të forcojë urat e komunikimit mes vende.

 

SALVATORE TRAMACCERA

DREJTUES I TETARIT KOREJA

Është një rrugë e gjatë me etapa të ndryshme brenda dhjetorit do kemi një prezantim të parë brenda Italisë,  Shqipërisë dhe Malit të Zi. Pastaj do kemi një periudhë të gjatë prodhimi dhe nga fund i qershorit dhe fillimi i korrikut do të jetë një produksion i ri me aktorët që vijnë nga këto tre vende. Shfaqja do të udhëtojë në vende të Europës, teksa kemi krijuar lidhje me festivale dhe teatro europiane.

 

Projekti synon të ngrejë një model identiteti mes vendeve pranë Adriatikut, ku nëpërmjet arteve krijohet edhe memoria kolektive.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *