Subscribe

24 ore pas miratimit ne qeveri, mazhoranca ka kërkuar ne parlament shqyrtimin e përshpejtuar te projektligjit për ndërtimin e teatrit te ri kombëtar. Por opozita i ka kërkuar shumicës te tërhiqet pasi është ne shkelje te rregullores se kuvendit.

 

Lulzim Basha: Zoti Ruçi po përdoreni, po ligjëroni grabitjen e Teatrit kombëtar, tërhiqeni urgjentisht, s’ka urgjence ti vini mina teatrit, 205 milionë euro është fitimi nga shembja e teatrit.

 

Gramoz Ruçi: Termin gënjen dhe te përdorin tërhiqini, se nuk kam moshe te gaboj. Pavarësisht protestës se opozitës me 74 vota pro mazhoranca ka vendosur futjen me procedure te përshpejtuar te këtij projektligji. Drafti i depozituar ne kuvend përcakton detajet mbi ndërtimin e godinës së re, duke saktësuar se sipërfaqja që përbën pronën e teatrit kombëtar do të jetë po ajo edhe pas përfundimit të ndërtesës se re. nisma ligjore gjithashtu saktëson se komuniteti i aktorëve do te përfaqësohet në komisionin e negocimit me jo më shumë se dy përfaqësues, të përzgjedhur nga vetë artistet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *