Komisioni Evropian me anë të Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit për Ballkanin, Genoveva Ruiz Calavera i është përgjigjur, Partisë Demokratike.

 

Në letrën e kthimit për ligjin e Teatrin dhe përputhshërinë me MSA-së, Calavera shkruan se po verifikohen të gjitha pajtueshmëritë  e tij me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë si dhe gjithashtu me rregullat e Bashkimit Europian në fushën e ligjit për konkurencën dhe prokurimet publike

 

“Të nderuar anëtarë të Parlamentit,

Ju falenderojmë për letrën dërguar Komisioneres Vestager ku ngrihet shqetësimi për ligjin nr 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” (ligji special). Komisionerja më kërkoi t’ju përgjigjem në emër të saj.

Komisioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të paraqesin informacion shtesë përsa i përket këtij ligji special në mënyrë që të vlerësohet pajtueshmëria  e tij me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë si dhe gjithashtu me rregullat e Bashkimit Europian në fushën e ligjit për konkurencën dhe prokurimet publike. Pas dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar , Komisioni do mund të procedojë me rishikimin e nevojshëm si dhe respektivisht do të angazhohet me autoritetet shqiptare për këtë çështje.

Juaja Sinqerisht

Genoveva Ruiz Calavera

Për:  z Genc Pollo, Kryetar i Komisionit të Integrimit

Znj Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Medias

Z Florion Mima, nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

Znj Jorida tabaku, nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave

Për dijeni: Znj Romana Vlahutin, kryetarja e Delegacionit të BE në Shqipëri”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *