Subscribe

Teatri i ri kombëtar mund të marrë formë brenda vitit 2025. Kështu deklaroi  kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit në kantier.

“Sot jemi në fazën e ndërtimit, port ë mos harrojmë se kemi humbur 30 vite për dy fazat e tjera, të projektimit dhe vizionit. E di që kemi një cirk konstant nga një grup klounësh, që vazhdon të djegë goma nën suazën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kur në fakt të gjithë e dinë se ajo është Aleanca për Mbrojtjen e Saliut. Ky është një cirk i shëmtuar, është bërë shumë bajat dhe banal. Fakti që Tirana i ka braktisur totalisht, do të thotë se Tirana mezi po pret Teatrin e Ri. Ky është Teatri i Tiranës, ky është Teatri i qytetarit, ky është Teatri që do të jetë me kondicioner në verë dhe do jetë me ngrohje në dimër; ky do të jetë Teatri ku çdo aktor, flas për aktorët e mirëfilltë, jo aktorët e Saliut, do të ketë dhomën e tij personale me të gjitha kushtet”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se qytetarët dhe aktorët presin Teatrin e Ri me kushte të mira për të punuar dhe për të shijuar shfaqjet. Projekti parashikon edhe një hapësirë për parking nëntokësor, si dhe të gjitha dhomat teknike që do t’i shërbejnë skenës qendrore.

“Detyra juaj nuk është të shqetësoheni për djegien e gomave, por të shqetësoheni për inxhinierinë, për pjesën teknike, për ndërtimin dhe betonimin, si dhe për të gjitha utilitetet, si ujë, drita, fibrat optike dhe energjia elektrike. Detyra jonë, siç e kërkon edhe ndarja e punëve, është të dëgjojmë edhe për ca kohë atë teatër absurd. Por, mënyra më e mirë për t’i dhënë një përgjigje djegies së gomave dhe banalitetit grotesk që krijohet me këtë ritualin për lirimin e Saliut, është ndërtimi i kësaj vepre. Kush e mban mend historinë e Tiranës moderne, asnjë projekt i madh që ka ndryshuar jetën e qytetit nuk është bërë pa sherr nga ata që dinë të bëjnë vetëm sherr. Pra, ky është një film që e kemi parë, tani të presim edhe serialet e fundit të filmit, por ndërkohë duhet të fillojmë një epokë të re me Teatrin e Ri që bën kontrast të madh me teatrin e banalitetit që shoh”, u shpreh ai.

Edhe gjatë sezonit veror puna për teatrin do të vijojë me tre turne, për të shfrytëzuar largimin me pushime të qytetarëve, kur Tirana ka më pak lëvizshmëri. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *