Subscribe

Kjo është qendra më e re kulturore në kryeqytet. Fundi i muajit mars duhej të ishte edhe fundi i punimeve në këtë magazinë që do të kthehej në skenën që pret artistët e Teatrit Kombëtar apo atij të Operas dhe Baletit, rikonstruksion i të cilit mendohej të niste në fillim të këti viti.
Këtë ndërtesë, që siguron edhe fillimin e punimeve në TKOB, e gjetëm në fazën e pastrimit. Ndërkohë artistët në teatrin e Operës dhe Baletit e kaluan periudhën më të ftohtë të sezonit të tyre.
Vizion Plus kontaktoi Ministrinë e Kulturës dhe burime nga ky institucion informojnë se qershori mund të shënojë edhe përfundimin e punimeve në këtë qendër. Ndërsa drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit i pyetur për të disatën herë për rikonstruksionin i këtij të fundit, ka vetëm një përgjigje, heshtjen. E në fakt, Kerni pret kohën e përshtatshme për të gjithë e deri atëherë I mbetet që të bëjë publik një tjetër kalendar artistik për tre muajt në vazhdim. Shfaqjet që do të nisin këtë tremujor të dytë aktivitetesh kulturore në TKOB janë baletet La Sylphide dhe Netët Arabe që vijnë në bashkëpunim me trupën e baletit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *