E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

“Teatër dinjitoz për artistët”

Jehona e debatit për çështjen e Teatrit Kombëtar vazhdon ende. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj kritikeve duke thëne se ata qe krenohen me artistet e mëdhenj, duhet te kuptojnë se meritojnë nje godine dinjitoze.

 

 “Nëse nuk vëmë dorë është e kotë të ‘krenohemi’ për artistët e mëdhenj, nëse nuk arrijmë të çojmë amanetin e tyre deri në fund, për një qytet dinjitoz, për një teatër dinjitoz, për varreza dinjitoze apo për rrugë dinjitoze, që mbajnë emrat e tyre”

 

Reklamë

Veliaj i bëri deklaratat gjatë inspektimit të punimeve ne segmentin qe lidh unazën e re me Kasharin. Ai theksoi se fale reformës territoriale, tashmë edhe kjo zone po njeh investime cilësore.

 

 “Deri para 3 vitesh, kjo ishte një zonë fshati, quhej Kashar, ndërkohë që realiteti ishte krejt ndryshe. Në letrat e bashkisë, kjo ishte një zonë me vetëm 7 mijë banorë, ndërkohë në realitet këtu jetojnë mbi 70 mijë banorë. Të njëjtin bulevard që shohim në qendër të Tiranës, pra bulevardi me 6 korsi, 2 për makinat nga secili krah dhe nga një autobusi në secilin krah, plus biçikletat, të njëjtën cilësi dhe standard do të kemi edhe këtu në Kashar”

 

Bashkia e Tiranës është duke shfrytëzuar periudhën e verës, ku qytetarët i janë drejtuar bregdetit, për të përfunduar projekte të shumta infrastrukturore.

Më shumë video

Reklamë