Subscribe

Edhe pse nuk mbeten jashtë debateve dhe ndërhyrjeve te politikes, zgjedhjet ne universitete dëshmuan ndryshimin mes modelit te tyre dhe votimeve politike. Rezultati i dale brenda pak orësh u përshëndet jo vetëm nga te zgjedhurit e rinj, por dhe pedagoget jo fitues. 14 rektoret e rinj, 55 dekanë e 155 shefa departamentesh pritet te marrin detyrën pas dekretimit te drejtuesve te universiteteve nga presidenti i Republikës. Deri ne përfundimin e këtij procesi, postet do te mbahen nga drejtuesit ne ikje. Jorgaq Kacani, prej tete vjetësh rektor i Universitetit Politeknik tashme do te mbaje postin e dekanit te Fakultetit te Inxhinierisë Mekanike. Brenda te njëjtës godine, por ne një zyre tjetër dekani i sapo zgjedhur Kacani thotë se do te vijoje reformat qe ndërmori ne Universitetin ku drejtoi per dy mandate. Per here te pare, gara akademike për drejtimin e institucioneve te arsimit te larte kishte shume kandidate femra. Historiania Valentina Duka është e zgjedhura per dekane ne Fakultetin Histori –Filologji dhe e vetmja femër drejtuese ne Universitetin e Tiranës. Pedagogia e historisë i rikthehet drejtimit te fakultetit pas gati 10 vitesh. Ajo tregon për Vizion Plus disa nga prioritete e saj. Valentina Duka do te ulet ne postin qe deri tani ka mbajtur dekani Shezai Rrokaj. Ne ketë mandat Rrokaj do te mbaje detyrën e shefit te departamentit te gjuhësisë, ndërsa përflitet edhe për detyrën e zv/rektorit pranë Mynyr Konit. Ndërsa rektori ne detyre Dhori Kule i rikthehet drejtimit te fakultetit te ekonomisë. Ndërsa ditën e hëne, Komisioni i Institucioneve Zgjedhore pritet te shpalli zyrtarisht rezultatin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *