eTë gjithë personazhet e huaj janë pjesë e lajmeve rozë për historitë e tyre të dashurisë, tradhëtisë apo marrëdhënieve seksuale, ku jo rrallë herë kanë krijuar bujë me javë të tëra. Por e dinit që ka disa prej tyre, që kanë preferuar se përveç lidhjeve që mund të kenë patur, të ruajnë virgjërinë e tyre deri në natën e martesës?!

Carrie Underwood
Carrie Underwood u shpreh gjatë një interviste për revistën “Slot” se ajo po ”ruante” veten e saj deri në ditën e dasmës. Ajo vërtet kështu bëri, deri në momentin që Mike Fisher, i vuri asaj një unazë në gisht.

Julianne Hough
“Nuk po përpiqem të flas për pasoja, por kur ti thua jo, deri në pikën e fundit, mendoj se është një vendim më i mire,” – është shprehur Julianne Hough, aktorja dhe ylli i “Dancing With the Stars.”

Jordin Sparks
Jordin Sparks po ruan ende veten e saj deri në ditën e dasmës. Edhe pse fotot provokuese me të fejuarin e saj, Jason Derulo, në krevat e kanë vënë në dyshim këtë gjë.

Kevin Jonas
Ndërkohë që vëllai i tij e ka ngrënë frutin e ndaluar, Kevin Jonas ishte i virgjër deri në momentin e martesës me bashkëshorten e tij, Danielle.

Tim Tebow
Futbollisi i njohur Tim Tebow, është shumë i hapur për sa i përket kësaj çështjeje. Ai është ende i virgjër.

Hilary Duff
Hilary Duff ka qenë e virgjër deri në momentin e martesës me Mike Comrie. Dyshja u nda në fillim të 2014 dhe njëherë në 2015, kështu që e marim me mend si po i shkon jeta si beqare Hilary-t.

Tina Fey
Tina Fey priti deri në vitin 2001, kur u martua me kompozitorin Jeff Richmond, në moshën 24 vjeçare.




