Subscribe

Shqipëria garanton mbështetjen e saj ndaj aleancës në luftë kundër terroristëve të ISIS. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në fjalën e saj gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s, theksoi se lufta kundër terrorizmit dhe në mënyrë të veçantë kërcënimit nga ISIS, ka shtyrë Shqipërinë të ngrejë një qendër, puna e së cilës do fokusohet ne parandalimin e rekrutimit te luftëtareve nga organizata terroriste.

“Ne jemi shumë të shqetësuar në lidhje me fenomenin e luftëtarëve të huaj, të cilët “ushqejnë” organizatat terroriste në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Si rrjedhojë, pas diskutimeve dhe koordinimit në rrafsh bilateral dhe atë NATO, tashmë po përshpejtojmë përpjekjet tona, për të krijuar një Qendër Ekselence të NATO-s në Shqipëri, kundër fenomenit të luftëtarëve të huaj”.

Kodheli pranoi se nga territoret shqiptare nisen luftëtarë të huaj, por se janë po aq ose më shumë njerëz që përkrahin ISIS, nga vende të BE-së.

“Territoret shqiptare në Ballkan janë toka fertile të prodhimit të luftëtarëve të huaj dhe keqpërdorimit të tyre. Nëse shikoni sa kanë shkuar për të luftuar në Siri nga Ballkani dhe nga Londra dhe Parisi. Këto të fundit janë më shumë”.

Detaje mbi kapacitetet ushtarake të Shqipërisë, si kontribuuese e Aleancës i ka dhënë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Jeronim Bazo. Gjatë punimeve të Komitetit për Mbrojtjen dhe Sigurinë, u diskutua mbi konfliktet në zona të nxehta të globit. Ekzistojnë rajone, të cilat lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare, për shkak të paqëndrueshmërisë dhe dobësive të tyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *