E mërkurë, 16 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

“Të vendosur në luftën ndaj ISIS”

Pas Bukureshtit, Ministri ne detyre per Evropen dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj udhëtoi drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikës, ku mori pjese ne takimin e përvitshëm te Koalicionit Global anti-ISIS. Presidenti Doland Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ju adresuan 79 partnereve te ketij koalicioni, duke falenderuar angazhimin e tyre ne kete beteje dhe duke shprehur mbështetjen e pakursyer te Amerikës ne çdo perkjekje per te luftuar kete armik te përbashkët.

 

Trump paraqiti arritjet ne luftën kunder ISIS, duke paralajmëruar dhe deklamimin e marrjes se 100% te territoreve te te ashtuquajturit kalifat.

 

Ministri ne detyre, Gent Cakaj, theksoi edhe njëherë gatishmërinë e Shqipërisë, per te qene përkrah aleateve, si dhe autoriteteve te Irakut, ne përpjekjet e përbashkëta per te shkatërruar përfundimisht ISIS.

 

Cakaj vleresoi se solidariteti qe ka karakterizuar koalicionin, vendosmëria dhe kontributi substancial i përbashkët, ka dhene rezultate te shkëlqyera ne luften e kunder terrorizmit dhe ISIS.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video