Subscribe

46 parti janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për parlamentaret e 25 prillit. Mes subjekteve të njohura dhe të votuara ndër proces zgjedhore nga elektorati, vërehen edhe parti që shfaqen vetëm kur zgjedhësit thirren për të votuar. Të regjistruara në gjykatë vite më parë, a zotërojnë sot ato mbështetjen e 3 mijë votuesve për të përmbushur kriterin ligjor e të qenit një subjekt politik.

Për aq kohë sa nuk janë parti parlamentare dhe rrjedhimisht nuk përfitojnë asnjë fond nga shteti, kush i mban në tregun politik që mbështetjen elektorale e kanë në shifra të papërfillshme.

ERVIN KARAMUÇO

PEDAGOG UNIVERSITETI I DREJTESISE, INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

“Këto janë ‘parti guaska’. Ata janë në një treg dhe këtë treg nuk e quajnë me garë të ndershme, në bazë të ligjit.”

Qëllimi që hyjnë në zgjedhje.

“Një treg pazaresh. I bashkëlidhen një partie të madhe. Mundohen t’i shesin logon, firmëtarët, bazën materiale, një infrastrukturë, disa persona problematike që i kanë si mbështetës. Mendojmë se i shiten shtrenjtë një partie për të marrë nesër ofiqe.”

Për pedagogun e Drejtësisë, Ervin Karamuço zgjidhja është, por mungon vullneti politik për ta përmbushur.

Deri me tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ua njeh të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Jo domosdoshmërish të gjitha këto subjekte politike do të jenë në garë. Ekziston mundësia që disa prej tyre të përjashtohen nëse nuk do të mund të dorëzojnë listën e nevojshme të kandidatëve për deputetë deri në afatin e fundit më 8 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *