Subscribe

Ngjarja e Kombinatit ku nënë e bijë u vetëflijuan me shpresën se do të ringjalleshin, është padyshim një nga ngjarjet më të rënda në shoqërinë shqiptare. Policia arriti ne perfundimin se gruaja dhe dy vajzat e saj kishin perqafuar deshmitaret e jehovait megjithese keta te fundit e kane mohuar nje gje te tille. Dhe ky nuk eshte rasti i pare i vetëvrasjeve ne Shqiperi qe kane ne sfond sektet fetare. Një rast është shënuar në vitin 2003 në Karbunarë të Lushnjes, ku nje 17-vjecare vrau veten me armë zjarri, por në një letër lamtumire dha detaje për aktin e rëndë.

E reja shkruante se pas vdekjes do të shkonte afër Zotit dhe do të ringjallej. Ajo kishte pak kohë që ishte shpallur praktikante e Dëshmitarëve të Jehovait.

Në Fier, në shkurt të 2005-s, u shënua një tjetër vetëvrasje. E mitura, vetem 11 vjec i dha fund jetës pas një debati me prindërit. Këta të fundit e qortonin, pasi kishte lënë pas dore mësimet dhe merrej me librat e Dëshmitarëve të Jehovait.

Po në këtë periudhë nje 24-vjecare vdiq pasi refuzoi të merrte gjak që të shpëtonte jetën. Ajo ishte praktikante e te njejtit sekt. Deshmitaret e jehovait i mësojnë ndjekësit e tyre të marrin ilaçe, por të pranojnë vullnetin e shpëtimtarit.

Në Pobrat të Elbasanit, nje 18-vjeçar u var në pragun e shtëpisë së tij. Pati dyshime të forta se i riu ndiqte mësimet e këtij sekti.

Një tjetër vetvrasje ndodhi në prill të 2014, ku i mituri u var në një pemë në sektorin Rinia në Durrës. 13-vjeçari kishte lidhje me Dëshmitarët e Jehovait, gjë që u tha nga vetë familjarët. Deshmitaret e Jehovait kane hyrë në Shqipëri pas viteve ’90, ndersa ne shume vende jane ndaluar me ligj. Megjithe akuzat nga te afermit e viktimave, organet e drejtesise nuk kane ndermarre asnje here hetim te thelluar ndaj ketij sekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *