36 shtetas te tjere shqiptare kane hyre ne vendin tone permes pikave te kalimit kufitar te Kapshtices dhe Qafe Thanes. 25 emigrante kane ardhur nga Greqia dhe 11 te tjere nga Maqedonia e Veriut. Pas largimit te 35 qytetareve mengjesin e kesaj te marte nga njeri prej hoteleve ne Korce, 25 shtetasit e sapoardhur nga Greqia jane karantinuar tek i njejti hotel, e nderkohe 11 te tjere te cilat kane hyre nga Qafe Thana jane vendosur ne hotelin e peste te hapur per kete qellim ne qarkun e Korces, i cili ndodhet ne Pogradec. Ne total ne te gjithe qarkun jane 215 shtetas shqiptare te karantinuar pas largimit te 35 shtetasve paraditen e kesaj te marte ne perfundim te karantines 14 ditore. Mes tyre ka edhe gra e femije te cilet sebashku me te tjeret do te duhet te qendrojne ne hotele sipas rregullave te vendosura nga qeveria shqiptare me qellim parandalimin e perhapjes se metejshme te covid-19 ne vendin tone. Nga ana tjeter burimet per Vizion Plus thane se emigrantet kane qene te indinjuar per pagesat qe duhet te kryejne per akomodimin dhe ushqimin gjate 14 diteve, duke u shprehur se nuk kane te ardhura. Ata kerkojne qe kryeministri te garanatoje shpenzimet e tyre. Burime nga pikat kufitare te qarkut te Korces bene te ditur se ka ende njerez ne kufi qe pritet te hyjne ne vendin tone dhe me pas do te karantinohen, cka duket se do te kerkoje gjetjen e te tjera ambjenteve per akomodimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *