Nuk kane te sosur problemet për ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare te presidentit Donald Trump, Majkell Flin. Sipas dokumenteve te publikuar nga shtëpia e bardhe, ai nuk ka deklaruar pagesat e marra nga nje rrjet televiziv rus dhe nje tjetër firme e lidhur me Rusinë. Në formatin e deklarimit të të ardhurave, të firmosur nga Flynn më 31 mars, ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë ka listuar angazhimet e tij si ekspert pranë televizionit Russia Tpday te financuar nga Kremlini dhe te kompania ajrore “Volga-Dnepr”, por pa specifikuar sesa është paguar. Mosdeklarimi i këtyre të ardhurave me burime nga Rusia mund t’i shtojnë edhe më tej problemet ligjore per Flynn. Gjenerali në pension, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen vetëm 24 ditë pas emërimit, ndodhet tashmë nën hetim për kontaktet e tij me zyrtarët rusë në një çështje edhe më të gjerë që po heton përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Te enjten, ai deklaroi se do te dëshmonte ne senat per lidhjet e tij te mundshme me zyrtaret ruse, por me pare kërkoi imunitet ndaj dënimit.





