Subscribe

Një ditë pasi kreu i partisë më të madhe opozitare Zoran Zaev, i cili deklaroi se do te refuzojë të marrë pjesë në takimin e Vjenës, nëse presidenti nuk tërheq vendimin për të falur personat që hetohen në skandalin e përgjimeve, KE njoftoi dështimin e kësaj tryeze. Në një komunikatë për mediat Komisioni Europian shpreh brengosjen e thellë për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vendi.

“Dështimi i marrëveshjes së Përzhinos do të ketë pasoja serioze për vendin. Çdo hap prapa mund ta largojë Maqedoninë nga aspiratat evropiane”, thuhet ne komunikatën per mediat.

Ndërkohë me herët, Prokuroria Speciale në Maqedoni njoftoi hapjen e dosjes “TNT” per rrëzimin e godinës kozmos, ne komunën e Gazi Babes, ne periferi te Shkupit. Në këtë dosje përmenden emrat e ish kryeministrit Nikolla Gruevsi, ish-ministrit të transporteve Mile Janakievski dhe ish-kryetarit të kësaj komune në vitin 2011. Në aktakuzë thuhet se këta zyrtarë kanë vendosur rrëzimin e objektit me tritol në forma të paligjshme dhe kane bere korrupsion me tendera. Në të njëjtën konference prokurorja speciale Katica Janeva deklaroi se i kanë kërcënuar familjen asaj dhe disa prokurorëve të tjerë të këtij organi, për shkak të detyrës.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *