Të tjera akuza për “Facebook”

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerverg, është përballur sërish me akuza për cenimin e privatësisë.
Këtë here deputetët britanikë në një raport parlamentar për dixhitalizimin, theksuan se rrjeti social ka shkelur qëllimisht ligjet për privatësi dhe konkurrencën dhe për këtë gjë duhet të japë llogari. Madje ligjvënësit britanike e quajtën Facebook “banditë dixhital”.
Raporti për shkelje të rregullores për privatësinë I cili vjen si pasojë e një hetimi që zgjati rreth 18 muaj, zbulon se Facebook dështoi në parandalimin e ndikimit rus në zgjedhje, duke vënë në rrezik demokracinë. Sipas gjetjeve përdoruesit e rrjetit social ranë pre e informacione të rreme dhe reklamave të personalizuara nga burime të paidentifikuara.
Deputetët britanikë i kane bërë thirrje qeverisë të nisë një hetim edhe për ndikimin ne referendumin për dalje të Britanisë nga BE-ja.
Kjo nuk është hera e parë që Zuckerberg akuzohet për cenimin e të dhënave personale. Një vit më parë, ai dëshmoi para kongresit amerikan lidhur me skandalin që preku miliona përdorues në SHBA e Europë. Të dhënat e tyre personale u shitën nga Facebook gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane në dhjetor të 216-ës dhe Zuckerberg u detyrua të kërkonte falje.




