Subscribe

Arkitektura është shndërruar ne ngërçin me te forte te reformës ne drejtësi, qe prej shpalljes se propozimeve te opozitës per ketë reforme. Demokratet kërkojnë heqjen e 4 institucioneve  te parashikuara ne draftin e ndryshimeve kushtetuese ne nje kohe qe maxhoranca nuk pranon te negocioje ne ketë pike. Numri 2 i PD, Arben Ristani, i cili është anetar i Komisionit per reformën ne drejtësi sqaron pse PD i qëndron parimit se Kushtetuta duhet te jete e thjeshte.

“Nje sistem me i thjeshtuar është me i menaxhueshem, është nje sistem me produktiv se sa nje sistem i komplikuar me shume mekanizma, te cilat nuk përjashtojnë, por krijojnë mundësi qe pushteti te kapi sistemin e drejtësisë.”

Ristani e ilustron edhe me nje shembull qëndrimin e demokrateve se heqja e disa institucioneve eshte lehtësisht e arritshme. Sipas tij nëse per 5 vendet ne Këshillin e Prokurorisë dhe ate gjyqësor sanksionohet formula e vendeve te rezervuara, atëherë Këshilli i Emërimeve është i panevojshëm.

“Ne rast se pranohet formula jone, formula e cila eshte e dakortesuar tashme, atehere nuk ka nevoje per Këshillin e Emërimeve. Sepse Këshilli i Emërimeve do bënte renditjen e 5 anëtareve qe do te propozoheshin e miratoheshin nga parlamenti per KLGJ, per KLP dhe ne rast se do te kemi formulën e vendeve te rezervuara atëherë Këshilli i Emërimeve nuk ka me kuptim qe te ekzistoje si organ”.

Ristani shpjegon edhe pse është kusht reforma zgjedhore per ate ne drejtësi

“Ne besojmë qe pa zgjedhje te lira e te ndershme ne nuk mund te ngreme nje qeverisje te denje per shqiptaret, nje pushtet te denje e modern per shqiptaret dhe ne keto kushte zgjedhjet e lira e te ndershme kane përparësi ndaj çdo reforme tjetër, qofte kjo ne fushën e drejtësisë, apo ne te gjitha fushat e tjera.”

E tashme qe ne qendër te vëmendjes eshte vene nje takim i mundshëm Basha – Rama; Ristani thekson se takimi eshte i mirëpritur, sepse çështjet zgjidhen vetëm kur ka vullnet politik.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *