E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Të therësh kafshë me standarde, Çuçi: I dhamë fund batërdisë nëpër rrugë 

Kjo është një nga thertoret që plotëson standartet bashkëkohore në vendin tonë Ajo ndodhet në Lezhë dhe është ndërtuar me fonde të dhëna nga qeveria. Ministri i bujqësie Blendi Cuci gjatë një inspektimi të kryer tha se  investime të tilla ndikojnë në rritjen e sigurisë ushqimore.

 

Reklamë

“Ne jemi shumë të fokusuar tek rritja e standardeve të sigurisë ushqimore sidomos tek produktet me origjinë shtazore”. Kjo thertore është shembulli më i mirë për të treguar se tashmë i kemi dhënë fund gjithë asaj batërdie që bëhej me therjen e kafshëve jashtë dhe me mungesën e disiplinimit të një prej proceseve më të rëndësishme të sigurisë ushqimore”, tha ministri Çuçi.

 

Kjo thertore ka qënë dy herë përftuese e skemave mbështetëse të qeverisë, fakt ky I cili ka bërë që të marrë në total 34 milion lekë. Paralelisht në këtë investim është rritur edhe numri i të punësuarve duke ofruar në Lezhë një shërbim bashkëkohor të therjes së kafshëve.

Më shumë video

Reklamë