E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Të të vrasin edhe në skamje!

Ne grabitjen e dyte brenda dy viteve 77-vjeçarja Fatime Hida nga fshati Mihaj, nuk mundi te mbijetoje. Ne vitin 2015, grabitësit hynë me force ne shtëpinë e saj dhe morën rreth 2 milion leke, ndërsa mbrëmjen e djeshme te afërmit e gjeten ne pragun e shtëpisë te asfiksuar.

 

Familjaret e gjeten të lidhur duar e këmbë, ndërsa sipas tyre edhe në grabitjen e parë autoret vepruan njësoj, por fatmirësisht Fatimja shpëtoi.

 

Reklamë

Fatime Hida jetonte e vetme në skamje dhe nuk kishte fëmijë. Shtëpia e rrënuar tregon gjendjen e saj ekonomike në fshatin Mihajas, rreth 20 kilometra larg Bërzhitës.

 

E vetmja mënyrë mbijetese për të ishte shitja e bagëtive të imta, por mëngjesin e së hënës, nuk doli për t’i kullotur siç bënte gjithnjë. Për të afërmit, grabitësit janë banorë të zonës si dhe të njëjtët e 2 viteve më parë.

 

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se e moshuara është mbytur për vdekje. Ajo u lidh duar e këmbë nga grabitësit, ndërsa ende nuk dihet nëse ata kanë marrë para nga banesa. Për ngjarjen, hetuesit thonë se janë marrë në pyetje të gjithë banorët e zonës, por edhe të një fshati tjetër pranë Mihajas e deri më tani, nuk ka asnjë të dyshuar.

 

 

Më shumë video

Reklamë