Subscribe

Deputeti i PD, Edi Paloka thotë se në 31 vite më kolegtë dhe bashkëpunëtorët në PD ka mbajtur gjithnjë marrëdhënie korrekte.

 

Përmes një postimi në rrjtetet sociale, Paloka thekson se të katapultuarit në postet më të larta në parti dhe qeveri, pa asnje kontribut e meritë, i ka par si të përkohshëm.

 

Ndërkohë mes të tjerash ai thekson se nuk ja merrte mendja qe do vinte një ditë , që pikerisht keta te fundit, do i thonin atij dhe demokrateve:
“Shkoni bëni partinë tuaj !”

 

 

“Ne 31 vite , me koleget dhe bashkepuntoret ne PD kam mbajtur gjithnje mardhenie korrekte. E vetmja “ndarje” ka qene qe kafen dhe muhabetin e beja me ata qe me pelqente , te tjeret, edhe ata per te cilet nuk kisha piken e simpatise si njerez, i respektoja per hir te qendrimit ne te njejten llogore.

 

Gjithnje kam vleresuar ata qe rrugen e tyre ne politike e kane shtruar vete , nderkaq te katapultuarit ne postet me te larta ne parti dhe qeveri, pa asnje kontribut e merite, i kam pare gjithnje si te perkohshem qe sapo t’ju heqesh lugen nga dora, kthejne shpinen e shkojne ne pune te vete. Historia dhe pervoja e ketyre 31 viteve me ka dhene plotesisht te drejte. Megjithate , sic e permenda me lart, sa kemi qene nen nje cati ( se llogoret e luftes keta nuk i njohin) i kam respektuar edhe keta.

 

Nuk ma merrte mendja qe do vinte nje dite , qe pikerisht keta te fundit, do me thonin mua po sidomos mijera demokrateve qe sakrifikojne prej nje jete ne PD pa asnje perfitim:
“Shkoni beni partine tuaj !!!”
Kjo eshte , sic thote nje shprehje, “Te te … breshka”, shkruan Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *