Subscribe

Gjithnjë e me shume te rinjtë shqiptare shohin Shtetet e Bashkuara te Amerikës si një mundësi shkollimi dhe vit pas viti numri i atyre qe zgjedhin universitetet ne këtë vend, është ne rritje. Dy pedagogë te Grand Valley State University kane mbajtur ne Tirane një leksion te hapur me studentet shqiptare mbi Politiken e Jashtme te administratës aktuale amerikane.

 

 “Mendoj qe është nje mundësi shume e mire, një mundësi e mire per te gjithë studentet qe te shkojnë jashtë per te paktën nje pjese te studimeve te tyre. Mësohen shume gjera qe nuk i mësoni asnjëherë ne libra. Ka shume mundësi te mira si ne Europe, jashtë Europes dhe SHBA është nje mundësi qe duhet te merret ne konsiderate.”

 

Per ta studentet shqiptare nder vite kane qene nder me te përgatiturit dhe shembujt e tyre kane qene modele te suksesshme. Nje nder studentet e tyre sot është dhe kryetar bashkie.

 

Por vitet e fundit nje debat është ngritur disa here ne Shqipëri, nëse Erion Veliaj e ka apo jo diplomën.

 

“Unë jam drejtoresha e marrëdhënieve me jashtë ne Grand Valley State University dhe kam qene aty për 20 vjet dhe gjate asaj kohe ai ka ardhur ne programin tone dhe e përfundoj atë. Dhe mund t’ju betohem qe ai ka nje diplome nga Grand Valley State University per marrëdhënie ndërkombëtare.”

 

Dy pedagogët amerikanë kërkuan që pas studimeve në SHBA, të rinjtë të kthehen për të dhënë kontributin për vendin e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *