E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Të shuhet dënimi për Iljaz Labin”

Prokuroria për Krimet e Renda kërkoi dënimin me 5 vite burg për ish-nëndrejtorin e burgjeve Iljaz Labi, i akuzuar për korrupsion. Por për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë, akuza kërkoi pezullimin e vuajtjes se dënimit. Gjithashtu Prokuroria kërkoi dënimin me 3 vite për Ylber Kalanë, biznesmen që favorizohej me tenderat e ushqimit, por edhe për kalanë organi i akuzës kërkoi shuarjen e dënimit.

 

Ndërkohë për tre të arrestuarit e tjerë administratorë të bizneseve që furnizonin me ushqime burgjet e vendit, u kërkua dënimi me tre vite burg për secilin prej tyre.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë