Kandidati Ibsen Elezi ka kërkuar shyrjen e datës për zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

Një takim në ambjentet e PD, Elezi ka deklaruar se kakonstatuar një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore.

 

Elezi shprehet se në këtë process nuk po zbatohet asnjë element i primares dhe debatit.

 

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD. Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit sipas normave statutore. Mosmarrja e kësaj kërkese, moskthimi përgjigje dhe mos organizimi i një mbledhje është një shkelje statutore dhe shkelje e veprimtarisë”– ka deklaruar Ibsen Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *