Të shtënat në Shkodër/ PD: Po kërcënohet jeta e qytetarëve

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku reagoi pas të shtënave me armë zjarri këtë të mërkurë në Shkodër. Në një postim në “Facebook”, Ulqinaku akuzoi policinë se s’po kryen detyrën e saj dhe po lejon që të rrezikohet jeta e qytetarëve.
“Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkodranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Deputetet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës!”
Të shtënat me armë zjarri u dëgjuan në lagjen “Parrucë”, ndërsa policia njoftoi se ishte një person që ka qëlluar në ajër e më pas është larguar me automjet.




