Policia ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri në Tropojë. Bëhet me dije se si pasojë është plagosur dhe një kalimtar i rastit.

 

Konflikti ka ndodhur në oborrin e një lokali, ndërsa në këmbë është plagosur nje 27-vjeçar.

 

Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e autorit, tanimë të identifikuar.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, si dhe ka sekuestruar kamerat në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *