Subscribe

Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen e ndodhur në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt banesës së Skënder Likës.

 

Policia bën me dije se nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme nateriale.

 

Sipas bluve, autorët pasi kanë qëlluar janë larguar nga vendngjarja me një automjet. Policia po vijon krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Kurbin/Informacion paraprak

 

Në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit S. L. dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale.

 

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *