E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Të shtëna në Strasburg, dy të vdekur e 11 të plagosur

Dy persona ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në një sulm me armë që ka ndodhur këtë të martë në Strasburg.

 

Sipas mediave ndërkombëtare ngjarja ka ndodhur pranë një tregu Krishtlindjeje, në një prej shesheve qendrore të qytetit, “Place Kleber”.

 

Reklamë

Ndërkohë ministria franceze e Brendshme konfirmoi një “ngjarje serioze të sigurisë publike” në Strasburg dhe u kërkoi banorëve të qëndronin në ambiente të mbyllura e të sigurta.

 

Të shtënat u dëgjuan në marketin e Krishtlindjeve në Strasburg, që vizitohet nga milionë turistë çdo vit.

 

Mediat e huaja raportojnë se mund të jetë një sulm terrorist, por akoma nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë