E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Kronikë

Të shtëna në Shkodër/ Dy vëllezër i shkojnë në shtëpi 60-vjeçarit dhe qëllojnë me armë

FOTO ILUSTRUESE

Një 60-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër pas një sherri për pronën.

 

Sipas njoftimit te policise, më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.

 

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh