Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Vlorë.

Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pranë një lokali. Mendohet se ka pasur një konflikt çasti mes disa të rinjsh, por ende nuk bëhet me dije shkaku.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *