Kosova
Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Reklamë
Ngjarja sipas uniformave blu është shënuar rreth orës 16:00 të pasdites.
“Rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku raportohet për një person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




