E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Patos, përfundon në spital 31-vjeçari

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të hëne në Patos. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në afërsi të fushës së sportit.

Në rrethana ende të paqarta, i plagosur me armë zjarri mbeti shtetasi K. S., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë