Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Tiranë-Lezhë. Në aksident janë përfshirë automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Lezhë me automjetin tip “Audi Q5″me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë.

 

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, në Ishull Lezhë, janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Lezhë me automjetin tip “Audi Q5″me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë, me pasoja vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftim.

 

Nga të dhënat e para raportohet vetëm për dëme materiale. Në të njëjtën kohë policia ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në disa media se në këtë aks janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

 

“Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për trajtimin e ngjarjes rrugore si aksident me dëme materiale.

 

Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Deri më tani nga veprimet hetimore tonat nuk ka asnjë faktim që ka patur të shtëna me armë apo qëllim me armë. Po trajtohet vetem aksidenti”, sqaron policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *