Të shtëna armësh zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës tek Rruga e Qelqit, në zonën e Kombinatit në tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 ku Artan Dani është konfliktuar me pronarin e një Lloto Sporti. Sipas policisë artan dani ka qenë në gjendje të dehur dhe pas konfliktit ka qëlluar armë tip automatik në drejtim të derës së Lloto Sportit. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka të plagosur. Ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me makinën e tij tip “Fiat”. Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja armë zjarri tip kallashnikov. Nga kërkimet policia ka sekuestruar armen e zjarrit dhe automjetin e autorit. Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit, ndërsa ka shoqëruar në komisariat disa persona nëse kanë dijeni për ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *