E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Itali, plagoset 43-vjeçari shqiptar

Një 43-vjeçar shqiptar u paraqit ditën e djeshme në spitalin San Giuliano në Giugliano të Italisë me plagë të shumta.

Ai ishte qëlluar me armë zjarri nga dy persona. Siç shkruajnë mediet e huaja, shqiptarin kanë tentuar ta grabisin dy të rinjë.

43-vjeçari u godit nga shtatë të shtëna me armë zjarri në këmbë, bark dhe duar.

Sulmi ndaj shqiptarit ka ndodhur nga dy të rinjë që i janë afruar me skuter. Kanë qenë dëshmitarët ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe dërguan të plagosurin në spital. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë