Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Cërrik, në fshatin Liçaj.
Policia njoftoi se autor i të shtënave është një 36-vjeçar, i cili u vu në pranga.
36-vjeçari ka qëlluar në ajër, teksa raportohet se ishte në gjendje të dehur.
“Ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës, në rrugë, në fshatin Liçaj”, njofton policia.
Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime.
Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit policia ka sekuestruar armën e zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak, 2 armë pneumatike, 1 palë dylbi dhe 1 thikë./vizionplus.tv





