Një 32-vjeçar shqiptar është plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në Athinë. Mediat greke shkruajnë se e plagosur nga të shtënat ka mbetur dhe një 20-vjeçare greke.

 

Sipas të dhënave të para, 32-vjeçari shqiptar dyshohet të ketë qenë objektivi i sulmit me armë. I riu shqiptar rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve.

 

Nga ana tjetër, 20-vjeçarja greke ka deklaruar para autoriteteve se nuk njihet me shqiptarin e plagosur dhe se vendndodhja e njëjtë me të ishte rastësi.

 

E reja greke mësohet se ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa 32-vjeçari në dorë. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia greke po mbledh të dhëna nga kamerat e sigurisë për të identifikuar dhe rënë në gjurmët e autorit. Ky i fundit është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *