E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Të shtëna me armë zjarri gjatë një feste, katër të vrarë në SHBA

Të paktën katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një feste ditëlindjeje në një qytet të vogël rural në Alabama, SHBA.

 

Reklamë

Sipas pastorit vendas, të shtënat shpërthyen brenda një hapësire të vogël ku po mbahej festa e ditëlindjes gjatë një debati. Pastori theksoi se kur ndodhi ngjarja në festë ishin më shumë se 50 persona.

Guvernatori i Alabamës, Kay Ivey , në një deklaratë të dielën, shprehu trishtimin e tij për incidentin, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

“Këtë mëngjes, unë mbaj zi me njerëzit e Deadville. Krimi nuk ka vend në shtetin tonë”, tha ndër të tjera ai.

 

Një foto grafike e shpërndarë nga një dëshmitar tregonte të paktën gjashtë adoleshentë në tokë. Familjarët e viktimave u dëgjuan duke qarë dhe bërtitur nga pikëllimi ndërsa u treguan për atë që ndodhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë