E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shtëna me armë në Vaun e Dejës, qëllohet drejt “Audi-t” të blinduar

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Bushatit në bashkinë Vau i Dejës.

Burime bëjnë me dije se është gjuajtur në drejtim të një automjeti, tip “Audi” i blinduar. Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit.

“Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë