Subscribe

Pronari i një lokali në zonën e Selitës sëbashku me kamerierin mbetën të plagosur me armë zjarri mesditën e kësaj të premteje.

 

Ngjarja ndodhi në rrugën Irfan Tomini ku autori i identifikuar nga policia si Florian Musai qëlloi në drejtim të pronarit të biznesit, 27 vjecarit Gjon Pelivani, si dhe Renato Hoxhës, 31 vjeçar punonjës në Bar.

Dy të rinjtë morën plumba në këmbë dhe pas transportit për në spitalin e Traumës, mjekët thanë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ngriti pika të shumta kontrolli për kapjen e Musait, ndërsa në vendngjarje u sekuestrua një gëzhojë pistolete.

 

Pas marrjes në pyetje të plagosurit thanë se i dyshuari qëlloi në drejtim të tyre pa asnjë motiv, ndërsa policia dyshon se shënjestër e sulmit me armë ka qenë pronari Pelivani pasi kishte konflikte me Musain.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *