E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Të shtëna me armë në Parlamentin e Iranit

Terrorizmi godet edhe Iranin. Dy sulme ku janë përfshirë edhe kamikazë kanë ndodhur në kryeqytetin Teheran, në parlament dhe mauzoleumin e liderit suprem imamit Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike.

 

Mediat raportojnë për të paktën 12 të vdekur dhe 30 të plagosur, civilë dhe roja sigurie. Sulmet janë marrë përsipër nga Shteti Islamik përmes agjencisë së lajmeve Amaq.

 

Reklamë

4 terroristë të armatosur me kallashnikovë e pistoleta mëngjesin e kësaj të mërkure kanë hyrë në ndërtesën e parlamentit, ku kanë hapur zjarr dhe kanë marrë peng disa persona. Një prej tyre me eksploziv në trup ka hedhur veten në erë.

 

Edhe në mauzoleumin e Khomeinit raportohet se kanë vepruar 4 persona, njëri prej të cilëve ka shpërthyer veten. Një tjetër ka mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë, një tjetër është vetëhelmuar me cianur dhe një grua është arrestuar. Ministria e Inteligjencës raportoi se është shmangur edhe një sulm i tretë nga një grup terrorist.

 

Pas disa orësh tension policia ka marrë në kontroll ndërtesën e parlamentit. Kryeparlamentari Ali Larijani deklaroi se sulmet treguan se terroristët kanë objektiv Iranin, si pikë efikase në luftën kundër terrorizmit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë