Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në jug të Londrës, në zonën Clapham.

Si pasojë e të shtënave të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur.

Një motoçiklist hapi zjarr me një armë gjahu gjatë një ndjekjeje nga autoritetet, sipas Policisë Metropolitane të Londrës.

Viktimat e sulmit janë dërguar në spital dhe nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat britanike, para orës 17:00 (me orën lokale) ka pasur të shtëna jashtë një lokali të njohur.

Madje, një dëshmitar okular ka thënë për Independent se në vendngjarje është gjetur edhe një armë.

Zona është rrethuar, në vendngjarje kanë shkuar makinat e policisë dhe ambulanca, por autori ende nuk është arrestuar.

Nuk dihet ende nëse policia është në kërkim të një apo më shumë autorëve.  /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *