E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Të shtëna me armë në lokalin e aktivistit të LSI-së në Kukës

Një person i paidentifikuar ka shtënë me armë në lokalin e një aktivisti të LSI-së në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të pasdites në fshatin Novosej të Kukësit.

 

Incidenti ka ndodhur në lokalin në pronësi të Dashamir Toçillës, në Novosej të Kukësit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

 

Reklamë

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë