E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të shtëna me armë në Kukës, autori në arrati

Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Kukës.

Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5.

Sipas uniformave blu, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Reklamë

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë