Dy familje janë konfliktuar me sende të forta paraditen e kësaj të diele në Hamallaj, Durrës. Policia bën me dije se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri në ajër nga një punonjës i Gardës.

 

Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

 

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

 

Policia nuk bën të qarta motivet e konfliktit mes dy familjeve, ndërsa thekson se janë shoqëruar të gjithë personat e përfshirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *